Irani mohon deklaratën e Trumpit për marrëveshje bërthamore: Plotësisht e pavërtetë

Irani ka kundërshtuar deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se Teherani kishte rënë dakord për një marrëveshje me SHBA-në që do të ndalonte programin bërthamor.

Trump deklaroi të dielën për NBC se Irani kishte pranuar një “marrëveshje perfekte” me Shtetet e Bashkuara gjatë bisedimeve të fundjavës, duke thënë se Teherani kishte hequr dorë nga gjithçka që lidhej me armët bërthamore.

“Pa armë bërthamore, pa këtë, pa atë, pa asgjë. Ata hoqën dorë nga gjithçka”, tha Trump, raporton BBC.

Por Ministria e Jashtme e Iranit i ka cilësuar këto deklarata si “plotësisht të pavërteta”.

Zëdhënësi i ministrisë, Esmail Baghaei, tha se gjatë takimit mes përfaqësuesve amerikanë dhe iranianë në Oman të shtunën nuk është diskutuar asnjë çështje tjetër përveç Ngushticës së Hormuzit.

Ai shtoi se ndërmjetësuesit po vazhdojnë përpjekjet për të çuar përpara negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika