BE-ja emëron Dirk Schubelin Përfaqësues të ri Special për Kosovën

Këshilli i Bashkimit Evropian ka emëruar Dirk Schubelin si Përfaqësuesin e ri Special të BE-së për Kosovën (EUSR).

Schubel do ta nisë mandatin më 1 shtator 2026, për një periudhë fillestare dyvjeçare, duke zëvendësuar në këtë detyrë Aivo Oravin.

Sipas BE-së, roli i Përfaqësuesit Special është të mbështesë zhvillimin e një Kosove të qëndrueshme, demokratike dhe shumetnike, si dhe të ndihmojë në avancimin e perspektivës së saj evropiane.

Në këtë kuadër, detyrat kryesore përfshijnë monitorimin e vazhdueshëm të progresit në prioritetet politike, ekonomike dhe të sigurisë, si dhe kontributdhëniennë forcimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe garantimin e të drejtave të pakicave.

Dirk Schubel është një diplomat gjerman me përvojë të gjatë në shërbimin diplomatik të Gjermanisë dhe në institucionet e Bashkimit Evropian.

Aktualisht, ai shërben si shef i Divizionit për Rusinë në Shërbimin Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS). Gjatë viteve 2022–2024, Schübel ka qenë i Dërguar Special i BE-së për Partneritetin Lindor.

Më herët, ai ka drejtuar Delegacionin e Bashkimit Evropian në Bjellorusi nga viti 2019 deri më 2022, ndërsa nga viti 2009 deri më 2013 ka shërbyer si ambasador i BE-së në Moldavi.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika