Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga 18 korriku 2026 do të zgjerojë orarin e shërbimeve, duke punuar edhe gjatë ditëve të shtuna.
Ky vendim do të jetë në fuqi gjatë muajve korrik dhe gusht, ndërsa konsumatorët do të mund të marrin shërbime në Shërbimin për Konsumatorë dhe në Arkën Qendrore.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtina”, orari i punës të shtunave do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00.
Kompania ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi për kryerjen e shërbimeve edhe gjatë fundjavave, sipas orarit të përcaktuar.