Arrestohen katër persona në Ferizaj për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Screenshot

Katër persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe dëmtim të pasurisë.

Sipas njoftimit të Policisë, më 13 korrik, në Stacionin Policor në Ferizaj është paraqitur një person me inicialet M.B., i cili ka raportuar se ishte kanosur nga disa persona.

Pas veprimeve operative dhe hetimore nga njësitet policore, të dyshuarit janë identifikuar dhe lokalizuar në një lokal në Ferizaj. Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar katër armë zjarri dhe një sasi municioni.

Të arrestuarit janë H.TH., 50 vjeç, SH.TH., 27 vjeç, E.B., 37 vjeç dhe E.H., 27 vjeç.

Me vendim të prokurorit të shtetit, katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Ndaj tyre janë iniciuar raste penale për veprat “Kanosja”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika