Gazetari serb Dimiq: Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë tregon sa e sëmurë është Serbia

Gazetari serb Radomir Dimiq ka reaguar ndaj ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila deklaroi se, po të kishte pasur lirinë e veprimit të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998.

Përmes një reagimi në rrjetin sociale ‘’X’’, Dimiq e cilësoi deklaratën si të papranueshme, neveritëse dhe të rrezikshme, duke e akuzuar ministren se po promovon hapur politikat kriminale të regjimit të Millosheviqit.

“Me neverinë më të madhe e dënoj dhe e përbuz deklaratën e Snezhana Paunoviqit, sipas së cilës ajo, po të kishte qenë në vend të Millosheviqit, do të kishte kryer një spastrim të plotë etnik të shqiptarëve në Kosovë”, ka shkruar Dimiq.

Ai shtoi se një deklaratë e tillë dëshmon “sa vend i sëmurë është Serbia” dhe se projekti i ashtuquajtur “Bota Serbe” mbetet një projekt i rrezikshëm.

Deklarata e Paunoviqit u bë gjatë një interviste për median serbe Kurir, ku ajo tha se, nëse do të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Millosheviqi në vitin 1998, do ta kishte “pastruar etnikisht Kosovën”.

Këto deklarata kanë shkaktuar reagime edhe në Kosovë. Ministri në detyrë për Punë dhe Familje, Andin Hoti, deklaroi se fjalët e Paunoviqit dëshmojnë se kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, vazhdon të mbetet “babai” i saj ideologjik.

Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998–1999, forcat serbe kryen vrasje, masakra dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare. Mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra u vranë ose vazhdojnë të figurojnë të zhdukur.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika