Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka vendosur të zëvendësojë tarifën prej 20 për qind të quajtur prej tij si “tarifa e rimbursimit të Shteteve të Bashkuara” me marrëveshje tregtare dhe investime nga shtetet e Gjirit në SHBA.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump shkroi se këto investime do të jenë “masive”, por njëkohësisht “jashtëzakonisht të mira” për shtetet e Gjirit dhe të ardhmen e tyre, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.
“Kam vendosur të zëvendësoj tarifën 20% të rimbursimit të Shteteve të Bashkuara me marrëveshje tregtare dhe investimi që shtetet e ndryshme të Gjirit do të bëjnë në Shtetet e Bashkuara”, shkroi Trump.
Ai gjithashtu deklaroi se ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjitha anijet, me përjashtim të atyre që lidhen me Iranin.
Sipas Trumpit, një bllokadë e plotë do të zbatohet vetëm ndaj anijeve që udhëtojnë drejt ose nga portet iraniane, apo që transportojnë ngarkesa të lidhura me Iranin.
Ai e kritikoi udhëheqjen iraniane, duke e akuzuar për “gënjeshtra, dhunë dhe qëllime keqdashëse”, duke thënë se politikat e saj po e çojnë vendin drejt “shkatërrimit total”.