Qytetarët me vlerësime të ndryshme për qeverisjen e Kurtit

Qytetarët kanë vlerësime të ndryshme për punën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kabinetit të tij.

Përderisa disa i konsiderojnë të rëndësishme punët e deritanishme, të tjerë thonë se prioritet duhet të jetë zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të reja të punës, raporton Ekonomia Online.

Qytetari Fehmi Kaçiu, kërkoi që të punohet më shumë dhe fjalët të jenë të pakta.

“Ka nevojë me punu shumë, fjalë duhet pak, punë duhet shumë, duhet me bë punë më tepër, zhvillim, se mendoj që populli ka nevojë për punë, me punu, ka nevojë ende me u realizu, mirëpo punët shihen pas një kohë”, tha ai.

Ai tha se shtesat e dhëna gjatë qeverisjes së kryeminiatrit në detyrë Albin Kurti kanë qenë të dobishme, mirëpo kritikoi zhvillimin ekonomik.

“Këto ndihmat për lehona, ka bërë ndihma të mëdhaja, mirëpo tani mendimi im personal është zhvillimi ekonomik, pa zhvillim ekonomik nuk mundemi me ecë përpara, që ka ekonomi, ka prosperitet, që s’ka ekonomi, kuptohet njerëzit kërkojnë punë, pa punë s’ka asgjë”, u shpreh ai.

Ndërsa, Xhemail Petrovci, një qytetar tjetër, theksoi se Kurti është zgjedhja më e mirë për Kosovën.

“Nuk ka zgjedhje më të mirë sesa Kurti, shumë disa poteza që i ka bërë janë më të vlefshme sesa ekonomia e vendit, e ai do t’i kthehet edhe ekonomisë, por le ti kryejë njëherë këto që i ka filluar”, tha ai, për Ekonomia Online.

Ai poashtu potencoi se ndër sukeset e qeverisë Kurti, është Mitrovica dhe largimi i strukturave paralele.

“Ka depërtuar në Mitrovicë pa therrë në këmbë, i ka hequr organet paralele prej anembanë Kosovës, edhe në Drenicë, ende kishte pasur zyra, lokale të Serbisë, edhe ato s’i ka parë askush më herët, ky edhe ato i ka gjetur e i ka hequr. Kështuqë nuk e di çfarë duhet të ketë më tepër ky, kur me këto e ka plotësuar, e inshaAllah tani pas zgjedhjeve prapë, e vazhdon edhe me ekonomi”, tha ai.

Qytetari Petrovci, u shpreh se kjo qeveri nuk ka dështime, megjithëse dikush mund ta quajë mos formimin e institucioneve si të tillë.

“Mundem të mos jem real, se ndoshta unë nuk jam anëtar i Vetëvendosjes, por jam simpatizant, nuk po shoh dështim te ai. Dështim munden t’i quajnë këto që spo mundet me u formu, po edhe aty ky s’duhet të lëshojë pe, sepse ky është i pari, sa të gjithë ata tubë me një anë, ky është me një anë vetë, e si me e lëshu, kështuqë edhe atë s’e quaj dështim”, shtoi ai.

Ndërkaq qytetari, Ali Qosja, tha se ndër të metat e kësaj qeverie ishin mos rritja e pensioneve si dhe shërbimet administrative të kushtueshme.

“Bën edhe më mirë, çdo qeveri ka të meta, mosrritja e pensioneve, shpenzimet e mëdhaja për administratë”, u shpreh ai.

Kurse, mërgimtari Salih Abazi, tha se gjendja në Kosovë çdo vit është duke u bërë më e mirë.

“Politika shumë s’më intereson, unë jetoj jashtë dhe sa herë po vij po e shoh që po bëhet më mirë, edhe këtë vit mirë po më duket”, u shpreh ai.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika