Prokuroria Speciale kundërshton lirimin e përkohshëm të Kadri Veselit: Paraburgimi mbetet i domosdoshëm deri në aktgjykim

Kadri Veseli gjatë fjalës së tij deklarohet sërish i pafajshëm në seancën e parë në procesin gjyqësor kundër katër krerëve të UÇK-së në Hagë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (SPO) ka kërkuar që të refuzohet kërkesa e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vlerësuar se ai duhet të vazhdojë të mbahet në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit.

Në parashtresën e dorëzuar në Dhomat e Specializuara në Hagë, kryeprokurorja Kimberly West argumenton se nuk ka ndodhur asnjë ndryshim thelbësor i rrethanave që do të justifikonte rishqyrtimin e masës së paraburgimit.

Sipas saj, caktimi i datës 16 shtator 2026 për shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë nuk e bën joproporcional vazhdimin e paraburgimit të Veselit.

“Së fundi, caktimi i shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë për 16 shtator 2026 nuk përbën ndryshim thelbësor të rrethanave që do të kërkonte rivlerësimin e vazhdimit të paraburgimit të Veselit ose që do ta bënte atë joproporcional. Përkundrazi, kjo konfirmon se paraburgimi do të vazhdojë vetëm edhe për një periudhë të kufizuar prej dy muajsh, aq sa konsiderohet rreptësisht e nevojshme duke pasur parasysh përmasat dhe kompleksitetin e çështjes, si dhe rëndësinë e akuzave të konfirmuara”, thuhet në parashtresën e Prokurorisë.

West thekson se vazhdimi i paraburgimit mbetet i domosdoshëm për shkak të rreziqeve që, sipas Prokurorisë, vazhdojnë të ekzistojnë.

“Duke marrë parasysh: (i) klimën e vazhdueshme të frikësimit dhe ndërhyrjes ndaj dëshmitarëve, si dhe vëmendjen e shtuar publike për shkak të afrimit të shpalljes së aktgjykimit; (ii) rreziqet e vazhdueshme që Veseli të pengojë zhvillimin e procedurës ose të kryejë vepra të tjera penale; (iii) pamundësinë që masat alternative ndaj paraburgimit t’i neutralizojnë këto rreziqe; dhe (iv) rrethanat specifike të çështjes, të cilat Trupi Gjykues i ka identifikuar edhe më herët, periudha e mbetur tashmë e kufizuar e paraburgimit nuk e bën atë joproporcional”, thuhet në dokument.

Nga ana tjetër, mbrojtja e Kadri Veselit ka kërkuar lirimin e tij të përkohshëm deri në shpalljen e aktgjykimit, duke argumentuar se pas përfundimit të procedurës së provave rreziku për pengimin e drejtësisë është zvogëluar ndjeshëm, se Veseli nuk paraqet rrezik arratisjeje dhe se gati gjashtë vitet e kaluara në paraburgim e bëjnë të arsyeshme lirimin e tij nën kushte të rrepta.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika