Ministrja serbe që dha deklaratën skandaloze për “spastrim etnik” të Kosovës kërkon falje që “shqetësoi” Vuçiqin, por jo që ofendoi shqiptarët

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje por, jo shqiptarëve, për deklaratën skandaloze të saj se do të “spastronte etnikisht” Kosovën më 1998 po të ishte në vend të Slloboan Millosheviqit.

Paunoviç për deklaratën skandaloze i kërkoi falje vetëm presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, me pretekstin se e ‘shqetësoi’, por jo edhe shqiptarëve, njofton Dukagjini.

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit në Informer TV, Paunoviq tha se deklarata e saj ishte keqinterpretuar dhe u nxor jashtë kontekstit – por këmbëngul se deklarata skandaloze është historia e saj.

“Nuk i tërheq fjalët e mia. I kërkoj falje Vuçiçit dhe Qeverisë së Serbisë që u vunë në një situatë të pakëndshme”.

“I kërkoj falje presidentit Vuçiq, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Macut, për faktin se ata janë akuzuar pa asnjë faj. Çfarë kam thënë ishte historia ime, jo një deklaratë. Është e pakëndshme të më duhet të shpjegoj se kjo nuk është politika e presidentit dhe as e qeverisë”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se deklarata e saj nxiti reagime të shumta si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj, teksa u dënua ashpër edhe nga Bashkimi Evropian, ambasadat e huaja në Kosovë e nga opinioni i gjerë në rajon.

“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, ishte deklarata skandaloze e saj gjatë një interviste në “Kurir” gjatë fundjavës së kaluar.

Po ashtu kujtojmë se të martën, në 14 korrik, Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njofti se ka nxjerrë vendimin për shpalljen “persona non grata” të Paunoviqit.

Kësisoj, Paunoviq ka ndalim të përhershëm të hyrjes në apo kalimit tranzit përmes Republikës së Kosovës.

“Epoka kur shqiptarët shtypeshin, masakroheshin dhe spastroheshin etnikisht ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”, tha Sveçla.

Kosova shpall “non grata” ministren serbe që deklaroi se do ta “spastronte etnikisht”

BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika