Prokuroria në Pejë ngre aktakuzë ndaj katër personave për grabitje dhe vjedhje të rëndë

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave me inicialet T.B., A.J., A.K. dhe V.D., nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Grabitja”, “Vjedhja e rëndë” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Grabitja”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit T.B. dhe A.J., duke vepruar si bashkëkryerës, më 28 janar 2026 në Pejë, dyshohet se nën kërcënimin serioz dhe duke përdorur një mjet të rrezikshëm, kanë grabitur 1,040 euro nga një pikë e transferimit të parave, njofton Dukagjini.

Në një rast tjetër, Prokuroria pretendon se T.B. dhe A.K., më 21 dhjetor 2025, po ashtu në Pejë, kanë grabitur 620 euro nga një barnatore, duke përdorur një mjet të rrezikshëm.

Aktakuza e ngarkon T.B. edhe për veprën penale “Vjedhja e rëndë”. Sipas Prokurorisë, ai më 27 janar 2026 fillimisht kishte tentuar të hynte me forcë në një barnatore, ndërsa më pas kishte depërtuar në një lokal tjetër, nga ku kishte marrë para dhe një telefon mobil, duke shkaktuar edhe dëme materiale.

Ndërkohë, e pandehura V.D. akuzohet se ka ndihmuar në kryerjen e grabitjes së 28 janarit 2026, duke u premtuar të dyshuarve se do t’i fshihte pas kryerjes së veprës penale. Sipas aktakuzës, ajo më pas i kishte transportuar me automjet në lokacione të ndryshme, deri në momentin kur ata u arrestuan nga Policia e Kosovës.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës Themelore në Pejë që, pas administrimit të provave dhe zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen në përputhje me ligjin për veprat penale që u vihen në barrë.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika