Ferati pas takimit: VV-ja s’ka nevojë me mendu për punët tona

Sekretari i LDK-së, Ilir Ferati është deklaruar për media, lidhur me mbledhjen e sotme të partisë.

Sipas tij, përgjegjësia për formimin e institucioneve dhe zgjidhjen e ngërçit është te partia që mori më së shumti vota në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas tij, në LDK nuk ka humbës dhe fitues, sakaq nuk ka asnjë figurë që mund të dalë mbi fuqinë e vullnetit të LDK-së.

Ai tha se po punojnë drejt gjetjes së zgjidhjes për situatën aktuale.

“Nuk mendoj se Vetëvendosja ka nevojë me mendu për punët tona. Ajo është partia fituese, e kryetari jonë ka deklaruar dje se i pezullon takimet me ta” tha Ferati.

Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës është duke zhvilluar procedurat organizative për mbajtjen e Kuvendit të partisë, pas dorëzimit të nënshkrimeve nga iniciuesit e thirrjes së tij, ndërsa negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve janë pezulluar deri në zgjidhjen e çështjeve të brendshme të partisë.

Ai tha se aktualisht partia është e fokusuar në aspektet procedurale dhe organizative për mbajtjen e Kuvendit.

“LDK po merret me çështje procedurale që na takojnë edhe sipas statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe me punët organizative në drejtim të organizimit të Kuvendit, në mënyrë sa më të shpejtë edhe sa më efikase, po e quaj kështu, në mënyrë që delegatët me shpreh vullnetin e vet, pas thirrjes së Kuvendit që është bërë prej nënshkruesve që i kanë dorëzuar dje nënshkrimet”, tha ai.

Ferati tha se megjithëse nuk dëshiron ta cilësojë Kuvendin si urgjent, dinamika e krijimit të institucioneve të reja e imponon përshpejtimin e procedurave.

“Tash, nuk po dua me e cilësuar urgjente si Kuvend, mirëpo sigurisht që na imponon pjesa e datës së konstituimit të institucioneve, edhe pse është përgjegjësi e partisë së parë me fillu punën edhe me i përshpejtu ato procedura. Por ndryshe, grupi parlamentar është, edhe deputetët janë zgjedhur, dhe po e garantoj që është funksional, po marrë parasysh organizimin e Kuvendit të LDK-së”, tha ai.

Duke komentuar raportimet për një marrëveshje të mundshme ndërmjet LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Ferati i cilësoi ato si spekulime dhe propagandë.

“Krejtësisht propagandë, spekulim në një nivel jo të mirë, sidomos në kohën kur ndodhi. Pa prapë po e citoj, pa burim të informatës, pa citim të ndonjë eksponenti ose të ndonjë informate zyrtare nga LDK-ja, është spekulim, nuk qëndron. Përndryshe, kryetari i ka deklaruar dje qëndrimet e veta përmes video-mesazhit edhe ka cilësuar nevojën që kemi me pezullu negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje, deri sa të zgjidhen çështjet tona të brendshme”, tha ai.

Sekretari i LDK-së sqaroi se Kuvendi i thirrur nuk është Kuvend zgjedhor apo garues, por një proces votëbesimi sipas kërkesës së nënshkruesve.

“Thirrësit e Kuvendit e kanë parashtruar kërkesën për çka ata e kanë thirrur Kuvendin. Nuk është Kuvend garues, është Kuvend i votëbesimit, praktikisht. Nuk është Kuvend ku mund të shpallen kandidatura të tjera, praktikisht po flas sipas thirrjes së nënshkruesve që e kanë thirrur Kuvendin”, tha ai./EO

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika