Hoxha viziton Abrin e Epërme dhe Poklekun, ritheksohet angazhimi për krimet e luftës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me Prokurorin e Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, Drejtorin e Departamentit të Hetimeve, Agron Nezaj, dhe Drejtorin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Bashkim Spahiu, kanë vizituar të mërkurën fshatrat Abri e Epërme dhe Poklek i Vjetër në Drenas, ku gjatë luftës u kryen disa nga masakrat më të rënda ndaj popullsisë civile shqiptare.

Sipas Policisë së Kosovës, në këto dy lokalitete forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe vranë 82 civilë të pambrojtur, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Prej tyre, 23 viktima u vranë në Abri të Epërme, ndërsa 59 në Poklekun e Vjetër, njofton Dukagjini.

Gjatë vizitës, delegacioni institucional u takua me familjarët e viktimave, Imer Deliu dhe Fadil Muqolli, të cilët ndanë dëshmitë dhe rrëfimet e tyre për ngjarjet tragjike. Përfaqësuesit institucionalë shprehën solidaritet me familjet e viktimave dhe ritheksuan përkushtimin për zbardhjen e plotë të këtyre krimeve dhe vënien e autorëve para drejtësisë.

Policia e Kosovës bëri të ditur se mbetet e angazhuar, në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe institucionet e tjera kompetente, për të vazhduar hetimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës. Sipas autoriteteve, pavarësisht kohës së kaluar, çdo dëshmi dhe informacion do të trajtohet me seriozitet, me synimin që përgjegjësit të identifikohen, të ndiqen penalisht dhe të përballen me drejtësinë.

Nga Policia u theksua gjithashtu se ruajtja e kujtesës për viktimat, mbështetja për familjet e tyre dhe vendosja e drejtësisë mbeten obligim institucional dhe moral i Republikës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika