ProCredit Bank shpallet “Banka më e mirë për klientë individualë” në Kosovë nga Euromoney Awards for Excellence 2026
ProCredit Bank është vlerësuar me çmimin “Banka më e mirë për klientë individualë” në Kosovë nga Euromoney Awards for Excellence 2026, një prej çmimeve më prestigjioze ndërkombëtare në sektorin bankar dhe financiar.
“Jemi krenarë të ndajmë me ju se ProCredit Bank është vlerësuar si “Banka më e mirë për klientë individualë” në Kosovë nga Euromoney Awards for Excellence 2026″, thuhet në njoftimin e ProCredit.
Ky vlerësim pasqyron përkushtimin e ProCredit Bank për të ofruar një përvojë bankare moderne, të besueshme dhe të orientuar drejt nevojave të klientëve.
Kujtojmë se “Euromoney Awards for Excellence” është çmim prestigjioz ndërkombëtarë në sektorin financiar, të organizuara nga revista britanike Euromoney.
Ky vlerësim konsiderohen ndër vlerësimet më të njohura në industrinë bankare dhe financiare globale.
View this post on Instagram