SHBA-ja dhe Irani shkëmbejnë sulme pas vrasjes së dy ushtarëve amerikanë në Jordani

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë vazhduar shkëmbimin e sulmeve për të tetën ditë radhazi, pas një sulmi iranian ndaj një baze amerikane në Jordani, ku u vranë dy ushtarë amerikanë dhe një tjetër rezulton i zhdukur.

Mediet iraniane raportuan se gjatë natës janë goditur një central bërthamor në ndërtim në qytetin Darkhoveyn, në jugperëndim të Iranit, si dhe ishulli Qeshm. Ndërkohë, në Kuvajt, zyrtarët lokalë njoftuan se një impiant i energjisë dhe ujësjellësit është goditur për herë të dytë.

Ushtria jordaneze njoftoi se të dielën ka rrëzuar tre raketa iraniane, ndërsa një e katërt ka rënë në një zonë të pabanuar. Ky zhvillim erdhi pasi SHBA-ja paralajmëroi se porti jordanez i Akabës mund të ishte objektiv i sulmeve.

Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë përshkallëzuar ditët e fundit, me të dyja palët që akuzohen për sulme ndaj infrastrukturës kritike. SHBA-ja ka rikthyer bllokadën ndaj porteve iraniane, ndërsa Irani ka shpallur të mbyllur ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë.

Trupat elitare të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë se dy anije kishin injoruar paralajmërimet për të mos kaluar nëpër ngushticën e Hormuzit dhe si pasojë ishin përfshirë në një “incident”. Irani paralajmëroi se anijet që “ndikohen nga SHBA-ja” dhe përdorin “rrugë të pasigurta” do të përballen me pasoja.

Ushtria amerikane tha se sulmet e natës së tetë ndaj Iranit kishin për qëllim dobësimin e aftësisë së Teheranit për të kërcënuar transportin tregtar në ngushticën e Hormuzit dhe ndëshkimin e forcave të Gardës Revolucionare Islamike, të cilat sipas Uashingtonit qëndrojnë pas sulmit në Jordani.

Pamje të verifikuara nga brenda bazës jordaneze treguan të paktën dy goditje dhe një shpërthim.

Pas vdekjes së ushtarëve amerikanë, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, tha se sakrifica e tyre “forcon edhe më shumë vendosmërinë” e SHBA-së.

Numri i të vdekurve amerikanë në këtë konflikt ka shkuar në 16, pasi një pilot i Marinës amerikane, i zhdukur në fillim të këtij muaji, u shpall i vdekur.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Iran ka bërë të ditur se të paktën 50 persona janë vrarë dhe mbi 500 të tjerë janë plagosur nga sulmet amerikane gjatë tri javëve të fundit.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika