Kosova dhe Austria janë dakorduar për bashkëpunim në shëndetësi

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Graz të Austrisë, ka vizituar Klinikën Universitare të Stomatologjisë dhe është takuar me drejtorin e përgjithshëm të kësaj klinike, ku ka shprehur respektin dhe konsideratën e tij për mbështjetjen e këtij Universiteti, dhe për bashkëpunimin e ofruar për të zhvilluar shëndetësinë e Kosovës

Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr.Rifat Latifi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Austri ka vizituar Klinikën Universitare të Stomatologjisë dhe ka takuar homologun e tij, Prof. Dr.Wolfgang Kole.

Gjatë këtij takimi, ministri Latifi, ka shprehur respektin dhe konsideratën e tij për mbështjetjen e këtij Universiteti, dhe për bashkëpunimin e ofruar për të zhvilluar shëndetësinë e Kosovës.

Latifi fokus të veçantë gjatë takimit i ka kushtuar ndërtimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor dhe shkëmbimit të përvojave të ekspertëve nga të dyja vendet, shkruhej në postimin e MSh.

Pamje nga takimi

Po ashtu, në këtë takim ministri Latifi ka kërkuar edhe bashkëpunim sa i përket trajnimit të stafit të mjekëve dhe të infermierëve, në mënyrë që gjeneratat e reja të jenë sa më të përgatitura për shërbim sa më të mirë ndaj pacientëve.

Ndërkaq, drejtuesit e këtij Universiteti janë shprehur të gatshëm për të bashkëpunuar me ministrin Latifi, pasi që mbështetja dhe përkushtimi për transformin e shëndetësisë së Kosovës është e domosdoshme.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika