Spanja shpallet kampione e botës në futboll

Spanja ka triumfuar në finalen e madhe të Kupës së Botës 2026, duke mposhtur Argjentinën me rezultatin 1-0 pas vazhdimeve.

Heroi i spanjollëve ishte Ferran Torres, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes në pjesën e dytë të vazhdimeve, duke i dhënë Spanjës trofeun e dytë të Kupës së Botës në histori.

Finalja në stadiumin “MetLife” ishte e tensionuar dhe pa gola për 90 minuta, ndërsa gjithçka u vendos në kohën shtesë. Spanja pati më shumë kontroll të lojës, ndërsa Argjentina luajti minutat e fundit me një lojtar më pak pas kartonit të kuq të Enzo Fernandez.

Goli i Torres vulosi një finale dramatike dhe i solli Spanjës kurorën e kampionit të botës, ndërsa Argjentina nuk ia doli ta mbrojë titullin e fituar në Botërorin e kaluar.

Të përzgjedhurit e Luis de la Fuente regjistruan 15 goditje, prej të cilave 10 në kuadër të portës.

Në anën tjetër, Argjentina kaloi një natë të vështirë, pasi nuk arriti të regjistrojë asnjë goditje gjatë 90 minutave të lojës, një statistikë e rrallë në historinë e Kupës së Botës.

Portieri i Spanjës, Unai Simon, regjistroi ndeshjen e shtatë pa pësuar gol në tetë paraqitjet e tij në turne dhe fitoi “Dorezën e Artë” si portieri më i mirë i Kupës së Botës.

Spanja pësoi vetëm një gol gjatë gjithë turneut, më pak se çdo skuadër tjetër që ka fituar trofeun.

Mbrojtësi 19-vjeçar Pau Cubarsi u shpall lojtari i ri më i mirë i turneut.

Vetëm në ndeshjen finale, katër lojtarë të Argjentinës u ndëshkuan me karton të verdhë, ndërsa disa e konsiderojnë këtë si një tjetër dëshmi të trajtimit më tolerant që skuadra argjentinase ka marrë nga gjyqtarët gjatë këtij turneu.

Me këtë triumf, Spanja fiton titullin e dytë botëror në histori, pas atij të vitit 2010 në Afrikën e Jugut, duke u rikthyer në majën e futbollit botëror.

Ferran Torres zhbllokon finalen, Spanja kalon në epërsi ndaj Argjentinës

Pa gola pjesa e parë e vazhdimeve, Spanjës i anulohet një gol në finalen ndaj Argjentinës

Argjentina mbetet me një lojtar më pak në finalen ndaj Spanjës

70 minuta lojë, finalja Spanjë – Argjentinë ende pa gola

Argjentina–Spanja, dueli i madh për Kupën e Botës

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika