Vdes një person në Prishtinë, dyshohet se ra nga një objekt

Një person ka humbur jetën sot në Prishtinë, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi në rrugën “Arshi Pipa”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Mbrëmë, rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Arshi Pipa’ në Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve”, ka deklaruar Pllana.

Sipas Policisë, vdekja e personit është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave që çuan deri te ngjarja

Shija e redaktorit

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

Të fundit nga rubrika