Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka publikuar pasqyrën e shpenzimeve zyrtare për periudhën prill–qershor 2026.
Sipas njoftimit, shpenzimet për aktivitetet e ushtrueses së detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kabinetit të saj gjatë kësaj periudhe kanë arritur në 12,421.39 euro.
Zyra e Presidentes ka sqaruar se kjo shumë përfshin vetëm periudhën nga 4 prilli 2026, kur Haxhiu mori detyrën e ushtrueses së detyrës së Presidentes, deri më 30 qershor 2026.
Institucioni ka bërë të ditur se mediat dhe palët e interesuara mund t’i drejtohen Zyrës së Presidentes për informacione ose sqarime shtesë përmes adresës elektronike [email protected].
Në njoftim theksohet se marrja e informacionit drejtpërdrejt nga institucioni synon të mundësojë raportim të plotë dhe të saktë, si dhe të shmangë keqinterpretimet që mund të krijohen nga paraqitja e pjesshme ose jashtë kontekstit e të dhënave.