Franca voton sot për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Ligjvënësit francezë do të votojnë të martën për një projektligj që synon t’u ndalojë qasjen në rrjetet sociale fëmijëve nën moshën 15-vjeçare, duke iu bashkuar vendeve të tjera në botë që po shqyrtojnë masa të ngjashme. Nisma nuk është e pëlqyer nga shumë adoleshentë, por mbështetet nga një pjesë e prindërve dhe mësuesve.

Nëse miratohet, Franca do të ndjekë shembullin e Australisë, ku ndalimi i parë në botë për përdorimin e platformave si Facebook, Snapchat, TikTok dhe YouTube nga të rinjtë nën 16 vjeç hyri në fuqi në dhjetor, mes shqetësimeve në rritje për ndikimin e rrjeteve sociale në shëndetin dhe sigurinë e të miturve, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili në prill u bëri thirrje të rinjve të lënë telefonat dhe të lexojnë më shumë për t’u bërë qytetarë më të mirë, dëshiron që ligji të hyjë në fuqi para fillimit të vitit të ri shkollor.

Projektligji francez, për të cilin senatorët dhe deputetët ranë dakord në nivel komisioni të hënën vonë, kërkon që platformat e rrjeteve sociale të vendosin sisteme të verifikimit të moshës të miratuara nga autoriteti francez për mbrojtjen e privatësisë.

Votimi në Parlament pritet të zhvillohet gjatë pasdites.

Sipas projektligjit, fëmijët nën moshën 15-vjeçare nuk do të lejohen të hapin llogari në rrjetet sociale nga 1 shtatori teksa platformat do të kenë edhe katër muaj kohë për të mbyllur llogaritë që tashmë janë hapur nga përdorues nën këtë moshë.

Shumë vende në Evropë dhe më gjerë po shqyrtojnë mënyra për të kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale, ndërsa rritet ndërgjegjësimi për rreziqet që ato paraqesin për fëmijët.

Komisioni Evropian po punon gjithashtu për rregulla të reja që synojnë kufizimin e modeleve të biznesit të rrjeteve sociale për të mbrojtur të rinjtë dhe do të vlerësojë nëse projektligji francez është në përputhje me legjislacionin evropian.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika