Haxhiu liron nga detyra 7 prokurorë serbë, si e arsyetoi vendimin për refuzimin e dorëheqjeve nga KPK-ja?

7 prokurorët serb që u liruan nga detyra sot nga ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu, mund të kthehen sërish në sistemin e drejtësisë por duke hyrë prapë në procedura të rekrutimit. Njohësit e sistemit të drejtësisë thonë se ky vendim do të ndikojë në raportet e Kosovës me ndërkombëtaret.

Ushtruesja e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu e Këshillit Prokurorial i Kosovës siç duket po merren vesh shumë lehtë.

Pas vendimit të së hënes të KPK-së, për refuzimin e tërheqjes së dorëheqjes së prokurorëve serb, Haxhiu, ka dekretuar dorëheqjet e shtatë prokurorëve nga komuniteti serb.

Haxhiu tha se askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve e as të krijojë paqartësi juridike.

“Pas vendimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve nga komuniteti serb, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, kam nënshkruar dekretet për lirimin e tyre nga detyra. Me këtë akt përmbyllet një proces i zgjatur për vite me radhë dhe zbatohet vendimi i institucionit kompetent, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Shteti ynë funksionon mbi parimet e rendit kushtetues dhe sundimit të ligjit. Askush nuk mund të mbajë peng funksionimin e institucioneve dhe as të krijojë paqartësi juridike përmes proceseve të papërfunduara. Republika e Kosovës do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri, në përputhje me ligjin dhe në mbrojtje të integritetit të institucioneve të saj”, u shpreh Haxhiu.

Por, prokurorët që tashmë janë liruar nga detyra mund të rikthehen sërish në sistemin prokurorial, por duke iu nënshtruar procedurave të rekrutimit.

Kështu shkruan në arsyetimin e vendimit të Këshillit Prokurorial me të cilin refuzoi kthimin e tyre me anë të tërheqjes së dorëheqjeve.

“Megjithatë, refuzimi i këtyre kërkesave nuk nënkupton kufizim të së drejtës së këtyre personave për të konkurruar në të ardhmen. Nëse ata dëshirojnë të bëhen sërish pjesë e sistemit prokurorial, rruga e vetme juridike është pjesëmarrja në procedurat e rekrutimit përmes konkursit publik, në kushte të barabarta me çdo kandidat tjetër, duke iu nënshtruar të gjitha procedurave të verifikimit të integritetit, profesionalizmit dhe plotësimit të kushteve ligjore.”

Në Kosovë nga shoqëria civile ky vendim i KPK-së është cilësuar i ngutshëm.

“Është evituar kjo pengesë dhe ky sabotim realisht i asaj kohe, në aspektin ndërkombëtare Republika e Kosovës duhet ta shqyrtojë aspektin e penalizimit që kjo çështje mund të ja shkaktojë eventualisht në aspektin ndërkombëtar për arsye se gjyqësia është përcaktuar në bazë të marrëveshjes së Brukselit të arritur midis dy vendeve që ajo të jetë multietnike”, deklaroi avokati, Musa Damati.

Dorëheqja e tyre në vitin 2022 kishte shkaktuar probleme të shumta në funksionimin e prokurorisë e gjykatës në veri, deri në zëvendësimin e tyre me prokurorë tjerë.

Për dallim nga KPK-ja, Këshilli Gjyqësor ende nuk ka vendosur për kërkesat që kanë bërë gjyqtarët serb për të tërhequr dorëheqjet e tyre.

 

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika