Gjini: Kurti po mundohet ta përçajë LDK-në, duke e thirrur në bashkëqeverisje

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka komentuar takimet ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në përpjekje për formimin e institucioneve të reja, duke vlerësuar se situata aktuale po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Gjini, i ftuar në “Debat Plus”, u shpreh se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po dërgon mesazhin se nëse nuk arrihet marrëveshje me LDK-në, alternativa e vetme mbeten zgjedhjet.

Mes tjerash, Gjini u shpreh se, sipas tij, Vetëvendosje po e ndihmon LDK-në duke e vendosur në një situatë që e përçan partinë, ndërkohë që vazhdon ta ftojë në takime për formimin e institucioneve.

“(Kurti) po thotë se nëse me këta nuk bëjmë (LDK-në) s’kemi çka me bë se s’kemi zgjidhje, po shkojmë në zgjedhje. Në të njëjtën kohë këtyre (LDK-së) i ndihmon që mos me mujt me i pasë ato vota që herë e mbështetë njërin herë tjetrin, herë e shanë e herë jo. Në vende tjera krejt i kishin quajtur këto sjellje fëmijërore që nuk prodhojnë asgjë të mirë por vetëm i hedhin ‘hi’ syve dhe i konfuzojnë njerëzit sa më shumë për të mbërri me lënë faj se kush po na çon në zgjedhje. Nuk e kufizon fushëveprimin një parti që i ka fitu zgjedhjet, po i kufizon për shkak se po diskutojmë për një pozitë, për presidentin. Po i ndihmojnë një formë LDK-së që mos me shku aty, është duke i ndihmu me përça një parti që po e thërrasin me shku në takim”, u shpreh Gjini.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika