Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugës “Agim Ramadani”, pas punimeve intensive që janë zhvilluar edhe gjatë natës.
Rama bëri të ditur se nga sot kjo rrugë do të jetë e hapur për qarkullim për të gjithë qytetarët.
“Pas një pune të pandalshme, edhe gjatë natës, asfaltimi i rrugës ‘Agim Ramadani’ ka përfunduar. Sot, rruga hapet për qarkullim për të gjithë qytetarët. Mëngjes të mbarë të gjithëve!”, ka shkruar Rama.