Para seancës së re konstituive të Kuvendit, ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se të premten do të shpallë zyrtarisht datën e mbajtjes së saj.
Sipas Haxhiut, seanca do të zhvillohet gjatë javës së parë të muajit gusht.
“Ajo do të bëhet në javën e parë të muajit gusht, edhe të premten, besoj, do ta bëj një njoftimin se kur saktësisht do të mbahet kjo seancë”, tha Haxhiu, në orët e vona të së martës në Prizren.
Haxhiu tha se nuk ka nxituar ta caktojë datën e seancës, pasi ka vlerësuar se partitë politike duhet të kenë kohë të mjaftueshme për të zhvilluar negociatat lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit./KP