Islami: Ndërtimet pa leje rrënohen në gjithë Kosovën, përfshirë veriun

Eksperti i sigurisë Avni Islami, lidhur me aksionin e institucioneve të Kosovës për rrënimin e ndërtimeve pa leje, ka thënë se operacioni bazohet në sundimin e ligjit dhe trajtimin e barabartë të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

Përmes një postimi në Facebook, Islami ka bërë të ditur se aksioni shtetëror tashmë është zhvilluar në disa zona të vendit, përfshirë Rugovën, Brezovicën dhe rajone të tjera, ndërsa tani po shtrihet edhe në veriun e Mitrovicës.

Sipas tij, ndërhyrjet e fundit janë përqendruar në zonën përreth Liqenit të Ujmanit, ku janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i ndërtimeve pa leje, disa prej të cilave u përkasin eksponentëve të lartë politikë serbë.

Islami ka kritikuar mediat zyrtare në Beograd, të cilat po përpiqen ta paraqesin operacionin si një veprim me motive politike.

Ai vlerësoi se zbatimi i aksionit mbi bazën e ligjit e rrëzon këtë narrativë dhe i lë pa mbështetje pretendimet për prapavijë politike apo diskriminim etnik.

Mediat serbe dezinformojnë për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, aksionin e paraqesin si të drejtuar kundër serbëve

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika