Haziri për zhvillimet në LDK: Beteja e Abdixhikut është me votuesit e tij

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lufti Haziri, ka reaguar për zhvillimet e fundit brenda partisë, duke u bërë thirrje anëtarëve dhe aktivistëve që të shmangin përçarjet dhe të ruajnë unitetin.

Haziri, nëpërmjet një postimi në Facebook, vlerëson se beteja e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me nënshkruesit e mocionit duhet të mbetet një çështje mes tij dhe votuesve të tij, njofton Dukagjini.

Ai ka kritikuar reagimet publike të disa zyrtarëve dhe aktivistëve, duke vlerësuar se ato janë më shumë pozicionime politike personale sesa kontribut për të ardhmen e partisë.

“Beteja e Lumir Abdixhikut me nënshkruesit e mocionit, në emër të kërkesave politike, është dhe duhet të mbetet beteja e kryetarit të katërt të LDK-së me votuesit e tij. Të gjithë ata që po dalin në analiza, vlerësime e mësime, për apo kundër, janë vetëm pozicionime politike për veten e tyre e jo për të ardhmen e LDK-së!” shkruan Haziri.

Haziri ka kujtuar se procesi u iniciua nga tri degë të partisë dhe tre kolegë të LDK-së, ndërsa rreth një e treta e delegatëve u ftuan ta mbështesin kërkesën me nënshkrime.

“Çka po na duhen fjalët e tepërta me kah 10 statuse në ditë, me gjuhë të ashpër prej disa aktivistëve, ftesa për protestë në mbrojtje e konsumues politikë që po e gërryejnë besimin e idealistëve”, është shprehur ai.

Sipas Hazirit, LDK-ja ka arritur sukseset më të mëdha kur ka qenë e bashkuar dhe duhet t’i rikthehet këtij parimi.

“LDK ka shkaktu procese e ka realizu ëndrra kur ka qenë e bashkuar. Kemi premtu që jemi besë e shpresë për Republikën. Mbajeni fjalën, bashkëpatriotë. Mos hyni në beteja që nuk janë tuajat”, ka shkruar ai.

Në fund të postimit, Haziri ka përcjellë edhe një mesazh për pajtim, duke cituar një porosi të babait të tij.

“Me dikënd që duhesh të pajtohesh, kurrë mos u idhno”, ka shkruar Haziri.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika