Ferati: Nuk ka marrëveshje VV-LDK, kemi diskutuar vetëm për parime

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka mohuar se ekziston ndonjë marrëveshje mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëpunim qeverisës.

Duke folur në emisionin “Debat Plus” në TV Dukagjini, Ferati tha se mes dy subjekteve politike ka pasur vetëm diskutime për parime, por jo negociata për ndarjen e posteve apo krijimin e qeverisë.

“Nuk ka marrëveshje LDK-VV. Ka pasur diskutime për parime, të cilat i kemi diskutuar si unë dhe kryetari. Nuk ka fazë të negociimit”, ka deklaruar Ferati.

Sipas tij, nuk ka pasur dakordim as për parimet, ndërsa ka bërë të ditur se pretendimet për një marrëveshje të arritur mes partive nuk janë të sakta.

“Ata kanë mbërritur për qeverinë apo pozicionet e qeverisë, por nuk ka dakordancë për pjesën e parimeve”, ka thënë ai.

Ferati ka bërë të ditur se ka reaguar edhe ndaj titujve mediatikë që kanë lënë të kuptohet se ekziston një marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së, duke sqaruar se një gjë e tillë nuk është miratuar as nga kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika