Vetëm një ditë para se të përfundoj afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit, pritet të mblidhen deputetët e legjislaturës së njëmbëdhjetë.
Në arsyetimin për caktimin e kësaj datë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, përsëriti se u ka dhënë kohë partive politike për të gjetur zgjidhje.
“Duke qenë se ende nuk ekziston një dakordim politik për cështjen e presidentit kam vendosur pra menjëherë pas certifikimit aso kohe të mos e thërras me nguti seancën konstituive por të shfrytëzojë afatin që lejon Kushtetuta për tu krijuar partive politike hapsirën e nevojshme për dialog dhe për ndërtimin e një konsesusi”, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu u ka bërë thirrje partive politike të shfrytëzojnë kohën e mbetur, për dialog në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e reja që mund të pasojnë në rast të dështimit të zgjedhjes së presidentit të ri.
“Prandaj bëjë thirrje që në ditët në vijim të instifikohet komunikimi të dëshmohet pjekuri politike sepse qytetarët nga të gjithë ne presin zgjidhje ata presin institucione funksionale dhe që përgjegjësia shtetërore të vendoset mbi dallimet politike, pra qytetarët presin zgjidhje e jo zgjedhje”, tha Haxhiu.
Një pjesë të fjalës së saj, Haxhiu ia zhvillimeve në Këshillin Prokurorial dhe atë gjyqësor, në veçanti tek këta të fundit dhe pritjet e saj që të veprojnë sikur KPK-ja me tashmë ish-prokurorët.
Ajo komentoi edhe reagimet e ndërkombëtareve që pasuan lirimin nga detyra të prokurorëve.
“Imagjinoni në sistemin tonë të drejtësisë të kemi gjyqtarë dhe prokurorë t’i binden urdhrave të një shteti tjetër, në këtë rast të Serbisë. Kush nga partnerët tanë ndërkombëtarë, që sot bëjnë presione në këta këshilla, do të lejonte në shtetet e tyre që të kishte gjyqtarë dhe prokurorë që dirigjohen nga një shtet tjetër?”, tha Haxhiu.
Partitë politike në vend nuk kanë arritur ende marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndërkohë që partia fituese e zgjedhjeve Vetëvendosje ka numrat e mjaftueshëm për të konstituuar kuvendin e formuar qeverinë.