Dyshohet se autoritetet serbe kanë ndaluar një të ri nga Kosova në Horgosh

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se një i ri nga Kosova është ndaluar të shtunën nga policia serbe në pikën kufitare Horgosh, në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, teksa ishte duke udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë.

Sipas Kocit, bëhet fjalë për një të ri të lindur në vitin 1997, i cili vazhdon të mbahet në ambientet e policisë në pikën kufitare teksa shton se informacionin e ka marrë nga një person, identitetin e të cilit e ka konfirmuar, por ka shtuar se deri më tani nuk ka të dhëna të konfirmuara për statusin procedural të të riut.

Sipas burimit të Kocit, gjatë kontrollit të automjetit policia serbe ka gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulësen e veturës, për të cilën i riu dyshohet se nuk kishte dijeni se ndodhej aty teksa në automjet janë gjetur edhe disa monedha të argjendta.

Avokati ka theksuar se, sipas informacioneve që posedon, deri në këtë fazë sjellja e policisë serbe ndaj të riut ka qenë korrekte.

Kujtojmë se deri tani nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga autoritetet e Kosovës lidhur me këtë rast.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika