“Na kanë gjujt me tanke, na e kanë kallë shpinë”, dëshmia prekëse e një të mbijetuare të luftës

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë ka publikuar dëshminë e një gruaje të moshuar, e cila rrëfen për dëbimin me dhunë nga shtëpia dhe vuajtjet e përjetuara gjatë luftës në Kosovë.

Në rrëfimin e saj, ajo kujton momentet e rënda kur, sipas saj, familja e saj ishte sulmuar dhe ishte detyruar të largohej nga shtëpia.

“Na kanë gjujt me tanke… na e kanë kallë shpinë…”, citohet të ketë thënë ajo.

Sipas Institutit, dëshmia e kësaj të moshuare sjellë në kujtesë   pasojat që lufta la mbi popullsinë civile si shtëpi të djegura, familje të shpërngulura me dhunë dhe ditë të tëra mbijetese në kushte çnjerëzore.

“IKKL do ruajë këto dëshmi, sepse çdo rrëfim është pjesë e së vërtetës historike dhe kontribut i rëndësishëm në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika