Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot me diell e vranësira të pakta, kryesisht për rreth relievit malor.
Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-12°C , ndërsa ato maksimale do të lëvizin ndërmjet 25-31°C.
Ndërkohë, IHMK ka rekomanduar monitorim të lagështisë së tokës dhe ujitje sipas nevojave të bimëve, mundësisht në orët e mëngjesit ose të mbrëmjes.