Një person ka mbetur i plagosur rëndë pasi është sulmuar me thikë mbrëmjen e 25 korrikut në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20.
“Një mashkull kosovar është dërguar për trajtim mjekësor pasi që i njëjti ishte sulmuar me thikë nga një i dyshuar i panjohur. Viktima sipas mjekëve ka pësuar dy plagë nga thika në shpinë me ç’rast ka pësuar lëndime edhe në organe vitale”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Policia njofton se, në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.