Policia e Kosovës ka njoftuar se po hetohet një rast i vdekjes në Fushë-Kosovë. Sipas njoftimit dyshohet se një burri gjatë ngrënies së ushqimit i ka ngecur në fyt një copë, duke i shkaktuar dhe vështirësi në frymëmarrje.
Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e burrit.
“Raportohet se viktima m/k është dërguar në QKUK, pasi dyshohet se gjatë ngrënies së ushqimit i kishte ngecur një copë në fyt, duke i shkaktuar vështirësi në frymëmarrje. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për Obduksion.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.