Një grua gjendet pa shenja jete në Rahovec, rasti nën hetim

Një grua është gjetur pa shenja jete në Rahovec, ndërsa rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima, një femër kosovare, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Rahovec, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e saj.

Bazuar në deklarimin e një dëshmitari, viktima ishte gjetur e shtrirë në shtëpinë e saj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore për të kryer veprimet hetimore.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika