
Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të hënën në zonën e Parkut Nacional në Luboten, derisa një qytetar ishte duke mbledhur boronica.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar të hënën rreth orës 12:16 nga një dëshmitar, i cili ka njoftuar se gjatë mbledhjes së boronicave ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në fushë.
Pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia për deminim e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-it, të cilat kanë bërë tërheqjen e mjetit pa incidente.
Rasti është evidentuar nga Policia e Kosovës.


