Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme nga raporti 24-orësh, sipas të cilit gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 34 aksidente me persona të lënduar dhe 82 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Gjatë kësaj periudhe, zyrtarët policorë kanë shqiptuar 2.104 tiketa trafiku për shkelje të rregullave të komunikacionit.
Raporti po ashtu tregon se janë arrestuar 27 persona, prej të cilëve 12 janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar asnjë person në ndalim policor. Ndërkohë, pesë persona janë dërguar në vuajtje të dënimit.