Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për sot me datën 30 korrik 2026.
Sipas vendimit të MINTI-t, çmimi maksimal i lejuar për një litër naftë (dizel) është 1.73 euro, për benzinë 1.51 euro, ndërsa për gaz 0.60 euro për litër.
Siç njofton ministria, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
MINTI ka bërë të ditur gjithashtu se qytetarët mund të paraqesin ankesat e tyre në adresën elektronike [email protected] ose përmes numrit pa pagesë 0800 11000.
