Hoti: Nga 1 shtatori inspektimet në vendpunishte do të bëhen edhe me dronë

Ministri në detyrë për Punë, Andin Hoti, ka bërë të ditur se nga 1 shtatori Inspektorati Qendror i Punës do të kalojë në sistem tërësisht digjital të inspektimeve, ndërsa do të nisë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve për mbikëqyrje në terren.

Sipas Hotit, digjitalizimi i procesit të inspektimit do të mundësojë dokumentim në kohë reale, rritje të transparencës dhe monitorim më efikas të vendeve të punës.

“Me qëllim të forcimit të mbikëqyrjes inspektuese, kam marrë vendim që, nga 1 shtatori, Inspektorati Qendror i Punës të kalojë në inspektime plotësisht digjitale. Kjo do të mundësojë dokumentim në kohë reale, rritje të transparencës, llogaridhënie më të madhe dhe monitorim më efikas të punës në terren”, ka deklaruar Hoti.

Ai ka bërë të ditur se krahas sistemit digjital, do të fillojë edhe përdorimi i dronëve si mjet ndihmës për kontrollin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezikshmëri të lartë.

“Njëkohësisht, do të fillojë edhe përdorimi i teknologjisë së dronëve, si mjet mbështetës për inspektimin e kantiereve dhe vendeve të punës me rrezik të shtuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë ai.

Njoftimi i Hotit vjen pas rasteve të fundit të aksidenteve në vendet e punës. Sipas të dhënave të bëra publike, 12 persona kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë shtatë muajve të këtij viti, përfshirë edhe rastin e fundit në Prishtinë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika