Haxhiu nga Zubin Potoku: S’mund të ketë paqe me Serbinë derisa ka varre të fshehura dhe arkiva të mbyllura

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, gjatë një vizite në fshatin Kalludër, ku po zhvillohen gërmime për gjetjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, deklaroi se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë për sa kohë Serbia vazhdon të fshehë të vërtetën për krimet e luftës.

Haxhiu tha se mbetjet e gjetura në lokacion janë konfirmuar se janë njerëzore, ndërsa u bëri thirrje institucioneve dhe publikut që të ruajnë integritetin e hetimeve për shkak të ndjeshmërisë së procesit dhe respektit ndaj familjeve të personave të zhdukur.

Ajo falënderoi Policinë e Kosovës, Prokurorinë, Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe institucionet e tjera të përfshira në kërkimin e së vërtetës.

“Personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë janë plaga më e madhe me të cilën përballemi edhe sot. Edhe pse kanë kaluar mbi 27 vjet nga lufta, ne ende po përballemi me pasojat e saj dhe po bëjmë përpjekje maksimale për të kuptuar se ku ndodhen personat e zhdukur me dhunë”, deklaroi Haxhiu.

Ajo akuzoi udhëheqësit e Serbisë për vazhdimin e gjuhës së urrejtjes, retorikës shoviniste, mohimit të krimeve të luftës dhe pretendimeve territoriale ndaj Kosovës.

“Nuk mund të ketë paqe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për sa kohë kemi varre të fshehura, arkiva të mbyllura dhe mohim të së vërtetës nga ana e Serbisë”, u shpreh ajo.

Në fund, Haxhiu u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të shtojnë presionin ndaj Serbisë për hapjen e arkivave shtetërore, duke theksuar se mbi 1.500 persona vazhdojnë të figurojnë të zhdukur dhe familjet e tyre ende presin të mësojnë fatin e më të dashurve të tyre.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika