Plagoset me armë zjarri një person në Skenderaj, i dyshuari në arrati

Një person është plagosur me armë zjarri të premten mbrëma në rrugën “Fatmir Dibra” në Skenderaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:25.

“Viktima mashkull kosovar, është dërguar në Spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, pasi që dyshohet se është plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar tri gëzhoja, të cilat dyshohet se lidhen me rastin.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor, viktima është liruar nga spitali, ndërsa i dyshuari nuk është arrestuar ende dhe gjendet në arrati.

Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë dhe është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika