Kusari-Lila: Nuk mund të ketë biznes me identitet privat

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar ndaj shqetësimeve për publikimin e të dhënave nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK), duke theksuar se procesi është zhvilluar në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ajo tha se publikimi i statuteve të kompanive, emrave dhe adresave të pronarëve dhe përfaqësuesve zyrtarë është i paraparë me nenin 22 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare.

Sipas saj, vetëm statutet dhe dokumentet shtesë janë tërhequr përkohësisht nga sistemi, deri në përfundimin e verifikimeve me Agjencinë për Informim dhe Privatësi (AIP).

Kusari-Lila bëri të ditur se, pas përfundimit të këtij procesi, dokumentet do të publikohen sërish, duke respektuar çdo rekomandim apo kërkesë që mund të japë AIP.

Ministrja i cilësoi të tepruara reagimet e një pjese të përfaqësuesve politikë dhe të komunitetit të biznesit, duke theksuar se transparenca është obligim ligjor dhe standard që Kosova duhet ta zbatojë.

“Nëse janë mësuar me mungesë të transparencës, atë nuk do ta kenë”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se ministria do të vazhdojë publikimin e të dhënave në përputhje me dispozitat ligjore dhe standardet e Këshillit të Evropës.

“Ka ekzistuar një parim në të cilin shumë informacione që kanë qëndruar prapa regjistrimit të bizneseve nuk janë bërë publike dhe ajo periudhë ka përfunduar. Tashmë, të gjitha informacionet që ligji i konsideron publike do të publikohen. Secili operator ekonomik ka edhe përgjegjësi publike. Nuk mund të ketë biznes me identitet privat”, u shpreh Kusari-Lila.

Ministrja pranoi se mund të ketë pasur rrjedhje të paqëllimshme të disa të dhënave për shkak të mosredaktimit të dokumenteve nga sistemi, por theksoi se kjo nuk e ndryshon detyrimin ligjor për publikimin e informacioneve që konsiderohen publike.

Sipas saj, procesi do të vazhdojë në përputhje me legjislacionin në fuqi, duke garantuar njëkohësisht transparencë dhe respektim të standardeve për mbrojtjen e të dhënave personale.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika