Ministri boshnjak i reagon ashpër Vuçiqit pas akuzave për incidentin me eskortën: Mos bëj propagandë, hajde të shohim kush guxon

Është përshkallëzuar përplasja verbale mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ministrit të Mbrojtjes së Bosnje e Hercegovinës, Zukan Helez, pas vizitës së Vuçiqit në Bugojno dhe incidentit me eskortën e tij.

Debati nisi pasi Helez deklaroi më herët se pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit të Bosnjës Qendrore kishin larguar një grup personash të armatosur, të cilët, sipas tij, nuk ishin pjesë e eskortës së paralajmëruar të presidentit serb përcjell mediumi Aktuelno.me raporton Dukagjini.

Vuçiq i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si gënjeshtra. Ai tha se në shoqërimin e tij nuk kishte pjesëtarë të sigurimit nga Serbia, por efektivë të Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska.

“Gjithçka që ka thënë është gënjeshtër. Nuk kam kërkuar leje nga askush për të shkuar në Bugojno, sepse është edhe vendi im,” deklaroi Vuçiq, duke sfiduar më tej ministrin boshnjak me fjalët: “Pse nuk më arrestove, nëse po thua të vërtetën?”

Reagimi i Helezi ishte i menjëhershëm. Ai tha se institucionet e Bosnje e Hercegovinës kishin monitoruar çdo lëvizje të Vuçiqit gjatë vizitës së tij dhe se, nëse do të kishte ekzistuar një urdhër arresti, ai do të ishte zbatuar.

“Nëse do të kishte pasur kërkesë për arrestimin e tij, Vuçiq do të ishte arrestuar. Nuk do ta mbronin as truprojat dhe as ndonjë sigurim tjetër”, është shprehur Helez.

Ministri boshnjak e akuzoi gjithashtu presidentin serb për zhvillimin e një politike që, sipas tij, ka sjellë ndarje, shpërngulje dhe zbrazje të zonave ku jetojnë serbët.

Helez e ka sfiduar Vuçiqin me një ftesë simbolike.

“Nëse guxon, hajde të ecim së bashku në Beograd, Novi Sad dhe Nish – unë si ministër i Mbrojtjes i Bosnje e Hercegovinës, ti si president i Serbisë. Kudo ku ke zhvilluar politikën tënde në emër të mbrojtjes së serbëve, sot ka më pak serbë. Nëse vazhdon kështu, do ta realizosh idenë e ‘të gjithë serbëve në një shtet’, por ai shtet do të jetë vetëm Serbia”, deklaroi ai.

Helez theksoi se kritikat e tij nuk janë të drejtuara ndaj popullit serb, por ndaj politikës së “Serbisë së Madhe”, të cilën e akuzoi se nuk pranon krimet e së kaluarës dhe vazhdon të promovojë ndarje në vend të paqes dhe bashkëpunimit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika