Gruda: Nuk jemi pishman që nuk kemi shkuar në takim, Kurti nuk ka ndryshuar asgjë

Përparim Gruda nga PDK-ja, ka deklaruar se PDK-ja nuk është penduar për vendimin që të mos marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeministri Albin Kurti.

Gruda tha se vendimi nuk është marrë me ngut, pa diskutim apo si rezultat i ndonjë inati, por është një qëndrim i menduar i partisë.

“Nuk jemi pishman, sepse kjo nuk është një përgjigje e marrë me ngut, as pa një diskutim dhe as si rezultat i ndonjë inati. Përgjigjja ‘jo’ është fare e thjeshtë, sepse nuk ka ndryshuar asgjë para zgjedhjeve të 7 qershorit”, ka deklaruar Gruda ne emisionin “Debat Plus” ne TV Dukagjini.

Sipas tij, kryeministri Albin Kurti ka vazhduar me të njëjtat kërkesa dhe ambicie politike edhe pas takimeve me partitë opozitare.

“Zoti Kurti i ka shfaqur të njëjtat pritje dhe ambicie. Ai po do t’i marrë të gjitha pushtetet, përfshirë edhe postin e presidentit. Po përpiqet të krijojë përshtypjen se po e ndan pushtetin me opozitën, por nuk po e ndan atë”, ka thënë Gruda.

Ai ka kritikuar procesin e takimeve politike, duke e cilësuar si një veprim që, sipas tij, synon vetëm krijimin e lajmeve.

“Ne nuk kemi nevojë të marrim pjesë në një teatër politik, ku shkohet në takime vetëm për të prodhuar lajme që i duhen Kurtit”, është shprehur ai.

Gruda ka thënë se PDK-ja nuk është për një marrëveshje që, sipas tij, do t’i jepte Kurtit kontroll mbi të gjitha institucionet, por as për dërgimin e vendit në zgjedhje të reja.

“Ne nuk shkojmë të negociojmë me një njeri që i do të gjitha pushtetet, por as nuk duam ta çojmë Kosovën në zgjedhje. Ne qëndrojmë me opozitën dhe do të negociojmë me të tjerët”, ka përfunduar Përparim Gruda.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika