Komuna e Prishtinës kërkon ndërhyrje urgjente pas dëmtimit të një shtylle ndriçimi në rrugën M-2

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se është informuar për dëmtimin e një shtylle të ndriçimit në rrugën magjistrale M-2, në afërsi të një rrethrrotullimi, duke u bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor.

Sipas njoftimit, shtylla e dëmtuar nuk është aset në pronësi apo administrim të Komunës së Prishtinës, por është pjesë e infrastrukturës rrugore që administrohet nga Ministria e Infrastrukturës.

“Për shkak të rrezikut të mundshëm për qytetarët dhe pjesëmarrësit në komunikacion, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna i ka bërë njëkohësisht thirrje Ministrisë së Infrastrukturës që të ndërhyjë sa më shpejt për sanimin e shtyllës së dëmtuar.

“I bëjmë thirrje Ministrisë së Infrastrukturës që të ndërhyjë me urgjencë për sanimin e kësaj shtylle dhe eliminimin e çdo rreziku potencial, në mënyrë që të garantohet siguria e qytetarëve dhe e komunikacionit”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika