Ish-ambasadori Bosch: Shpresoj që BE t’ia bëjë kusht Ukrainës njohjen e Kosovës, sikur Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Beograd dhe takimin e tij me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Bosch, përmes një postimi, e ka kritikuar Zelenskyn për takimin me Vuçiqin, duke e cilësuar presidentin serb si një “mik jodemokratik” të tij.

“Zelensky në Beograd me mikun e tij jodemokratik, Vuçiqin. A duket se dëshiron të mësojë se si të eliminojë kundërshtarët politikë lokalë?”, ka shkruar Bosch.

Bosch rikujtoi se Vuçiq e ka falënderuar Zelenskyn për qëndrimin e Ukrainës lidhur me njohjen e Kosovës.

Bosch ka bërë thirrje që njohja e Kosovës nga Serbia të vendoset si kusht për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Shpresoj që BE-ja, njësoj si me vetë Serbinë, ta bëjë këtë njohje kusht për anëtarësimin”, ka shkruar ai.

Ish-ambasadori holandez ka komentuar edhe raportimet për diskutimet mes Serbisë dhe Ukrainës për prodhimin e përbashkët të dronëve.

Sipas Bosch, këto zhvillime janë shqetësuese për Kosovën dhe rajonin.

“Ukraina po fillon të bëhet një kërcënim, veçanërisht për Kosovën, por edhe për Ballkanin më gjerë. Është koha që EEAS t’i kërkojë Zelenskyt se çfarë po bën!”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika