Evakuohen banorët pas zjarrit në Krujë, pacientët dërgohen në Tiranë

Zjarri në Krujë po vazhdon të përhapet shpejt dhe në përmasa të mëdha, duke rrezikuar banorët dhe shtëpitë.

Bashkia e Krujës ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të zonës Barabit-Lluban, ndërsa strukturat e emergjencave, Policia e Shtetit dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar për realizimin e evakuimit dhe garantimin e sigurisë së banorëve, ka raportuar Top Channel.

Ndërkohë edhe Drejtori i Spitalit të Krujës ka bërë me dije se të gjithë pacientët janë evakuuar pas urdhrit të Policisë së Shtetit dhe janë dërguar në Tiranë. Ndërkohë, në strukturën spitalore janë marrë masat e nevojshme për të përballuar çdo situatë të mundshme. Vatra e zjarrit raportohet vetëm 50 metra larg qendrës spitalore.

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, kanë njoftuar se ndodhen në terren në Krujë, ku po ndjekin nga afër situatën e krijuar nga zjarri dhe po koordinojnë operacionet e emergjencës.

Ndërkohë, autoritetet u kanë bërë apel qytetarëve të bashkëpunojnë me Forcat e Armatosura dhe strukturat e Policisë së Shtetit, veçanërisht gjatë procesit të evakuimit, duke zbatuar udhëzimet e autoriteteve dhe duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikojë jetën dhe sigurinë e tyre.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika