Vjellje e diarre, shtohet numri i pacientëve në Qendrat e Mjekësive Familjare

Javët e fundit është regjistruar numër më i madh i pacientëve që po kërkojnë trajtim mjekësor nga të vjellat, diarrea dhe temperatura. Specialistë të mjekësisë familjarë thonë se temperaturat e larta dhe mos kujdesi ndaj ushqimit po ndikojnë në rritjen e infeksionit.

Vjellja, kokëdhimbja e temperatura janë disa nga simptomat.

Me to, në javët e fundit u paraqitën dhjetëra pacientë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Të prekur nga ky virus, doktoresha Endrita Tori tha se kanë vrejtur numër të shtuar të pacientëve.

“Jemi në periudhën e verës periudhë kjo e cila e shton numrin e rasteve me vjellje dhe barkqitje të cilat ne në mjekësi i quajm gasterite akute. Normalisht në këtë periudhë është vërejtur një rritje e konsiderueshme e rasteve me këto simptoma”.

Arifi tutje bëri të ditur se cilat mosha po preken nga ky infeksion.

“Të gjitha moshat, janë të prekura faktikisht. Simptomat të cilat shfaqen janë vjellja, barkqitja, temperatura në disa raste dhe dhimbje barku. Ne fokusin kryesor ose çka na shqetëson më së shumti është kur këto simptoma shfaqen tek fëmijët, të moshuarit apo personat me sëmundje kronike dhe është e rëndësishme që këto raste të mos vijnë deri tek dehidrimi”, ka deklaruar Endrita Tora-Arifi, Specializante e mjekësisë familjare.

Ajo ka edhe disa rekomandime.

E, nga Klinika Infektive nuk kthyen përgjigje gjatë ditës nëse ka pacientë që po trajtohen nga ky virus.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika