Deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili të shtunën në Beograd tha se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Goncharenko, përmes një postimi në rrjetin social “X”, ka shpërndarë deklaratën e Zelenskyt, ndërsa ka publikuar edhe një fotografi ku shihet se slogani “Free Ukraine” është larguar nga Hotel Grand në Prishtinë.
Deputeti ukrainas e ka cilësuar deklaratën e Zelenskyt si “gabim diplomatik”, duke thënë se ukrainasit e mbështesin pavarësinë e Kosovës.
“Ky është një gabim diplomatik. Ukrainasit mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe ne besojmë se Ukraina duhet ta njohë shtetin. Unë do të vazhdoj të luftoj për pavarësinë e Kosovës dhe përfundimisht Ukraina do ta njohë atë”, ka shkruar Goncharenko.
This is a diplomatic blunder.
The Ukrainians support the independence of Kosovo and we believe that Ukraine MUST recognise the state.
I’ll continue fighting for the independence of Kosovo and eventually Ukraine will recognise it. pic.twitter.com/hkGtO5WzVl
— Oleksiy Goncharenko (@GoncharenkoUa) August 9, 2026