Një person i plagosur me armë zjarri është pranuar sot në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë.
Përmes një njoftimi, spitali ka bërë të ditur se pacienti është sjellë në Shërbimin Emergjent rreth orës 16:25.
“Menjëherë pas pranimit, pacientit i janë kryer të gjitha ekzaminimet dhe shërbimet e nevojshme mjekësore dhe i është ofruar trajtimi përkatës”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Sipas njoftimit, pacienti ka mbetur i shtrirë në spital për trajtim të mëtejmë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore aktualisht është stabile.