Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, ka zhvilluar një bisedë me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash, të cilën e ka cilësuar si “bisedën më të keqe” që ai ka pasur me të deri më tani.

Vuçiq i bëri këto deklarata kur u pyet nëse kishte biseduar me Mojsilloviqin pas takimit të tij me komandantin e KFOR-it.

Presidenti serb kishte njoftuar të hënën se Mojsilloviq do të diskutonte me Ulutashin lidhur me vendimin e KFOR-it për të reduktuar praninë e përhershme në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Duke folur për përmbajtjen e bisedës, Vuçiq tha se komandanti i KFOR-it i kishte deklaruar Mojsilloviqit se Policia e Kosovës do të bashkëpunonte me KFOR-in.

“Mojsilloviqi ka biseduar me njerëzit e KFOR-it, me komandantin Ulutash, i cili tha: ‘Nuk ka problem, Policia e ashtuquajtur e Kosovës do të punojë së bashku me ne…’”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se për Serbinë kjo qasje tashmë tregon se me kë ka të bëjë.

“Vërtet, nuk ka problem? Mirë, tani e kuptojmë pse bëtë gjithçka që bëtë në vitin 1999. E kuptojmë gjithçka dhe nuk ka ndonjë filozofi të madhe, gjithçka është në rregull”, u shpreh presidenti serb.

Sipas Vuçiqit, pas kësaj bisede, Serbia tashmë e di “me kë ka të bëjë”, duke e cilësuar takimin mes Mojsilloviqit dhe komandantit të KFOR-it si jashtëzakonisht të pakëndshëm.

“Thjesht ndaloni së pretenduari se jeni aty për ndonjë lloj dialogu apo për çfarëdo tjetër, sepse nuk jeni në favor të dialogut”, shtoi presidenti serb, raporton RTRS.

Vuçiq komentoi edhe reagimet e Komisionit Evropian lidhur me deklaratat e tij për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër.

“Gjithçka u bë që ne ta përmbushnim, që ata ta përmbushnin atë obligim. Ata nuk e përmbushën dhe as që u shkon mendja ta përmbushin. Dhe thonë se nuk u shkon mendja ta bëjnë. Ndërkohë, ju u jepni gjithçka tjetër vetëm sepse dëshironi ta largoni dhe dëboni Serbinë nga Kosova”, ka thënë Vuçiq.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika