PDK i bën thirrje Deharit: Hapeni Kuvendin!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) i ka bërë thirrje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, që ta vazhdojë seancën dhe të mundësojë konstituimin e Kuvendit.

Në një reagim ne “Facebook”, PDK ka kërkuar “rikthimin e rendit kushtetues” dhe ka akuzuar Deharin se roli i tij si kryesues i seancës konstituive është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit.

“PDK është në Kuvend dhe kërkon me vendosmëri rikthimin e rendit kushtetues në vend. Reflektoni – HAPENI KUVENDIN!”, thuhet në reagimin e PDK-së.

Partia ka theksuar se përgjegjësia e kryesuesit është që të mundësojë zhvillimin dhe vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit.

“Z. Dehari, ju rikujtojmë se roli juaj si kryesues i seancës konstituive, sipas moshës, është i përcaktuar dhe i kufizuar nga Kushtetuta, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit”, thuhet në reagim.

PDK ka kundërshtuar mundësinë që kryesuesi të marrë vendime bazuar në vlerësime politike apo jashtë kompetencave të përcaktuara me Kushtetutë dhe rregullore.

Në fund, PDK ka përsëritur kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive dhe funksionalizimin e Kuvendit.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika